-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre medalje ari! Talenti kuqezi flet për herë të parë për “5pyetjet.al”: Kënaqësi e madhe

Kryesoret

Shqipëria ka një talent të ri në peshëngritje. Ertjan Kofsha mahniti me paraqitjen e tij në Kampionatin Europian të peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17 në Raszyn të Polonisë.

Talenti shtërmenas, i dalë nga duart e trajnerit Leonard Toska shkëlqeu duke fituar tri medalje ari.

Pasi valëviti flamurin shqiptar në majën më të lartë të podiumit, Ertjan Kofsha u shpreh për “5pyetjet.al” se kënaqësia që përjetoi ishte e jashtëzakonshme dhe se ky është vetëm fillimi.

Ishte kënaqësia më e madhe që një njeri mund të përjetojë kur merr titullin kampion Europe” tha ai për “5pytjet.al” gjatë udhëtimit me avion nga Polonia në drejtim të Tiranës.

Kofsha garoi në peshat 89 kg. Ai ngriti 145 kg në stilin e shkëputjes, 168 në stilin e shtytjes, për ta mbyllur dy-garëshin me plot 308 kg.

Ertjan Kofsha pa asnjë diskutim mund të konsiderohet e ardhmja e madhe e peshëngritjes kuqezi.

Kampionati Europian në Poloni për të rinjtë ishte mjaft i suksesshëm për Shqipërinë pasi u kthye me 6 medalje, tre ari nga Kofsha dhe tre bronzi nga Enkileda Carja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit