Të gjithë ne në një moment të jetës sonë përballemi me kohë të vështira. Emocionet negative janë pjesë e jetës. Nuk mund të shmangim trishtimin, zhgënjimin dhe ndjenjat e tjera të pakëndshme dhe kjo është normale dhe e pritshme. Depresioni është një kapitull shumë i ndryshëm i shëndetit mendor. Nuk është një ndjenjë e thjeshtë, por një gjendje e rëndë, e cila “godit” një përqindje të madhe të njerëzve në mbarë botën. Vetëm në SHBA, vlerësohet se rreth 10% e popullsisë vuan nga një formë e depresionit. Prandaj, të gjithë ata që përballen me “përbindëshin” e depresionit duhet ta dinë se nuk janë vetëm.
Depresioni nuk është një dobësi, as një sëmundje e thjeshtë, kalimtare. Është një situatë më e thellë dhe më e errët, nga e cila nuk është e lehtë dhe as e thjeshtë të shpëtosh. Në vend të kësaj, ai mund të ketë nevojë për ndihmë profesionale mjekësore, e cila mund të marrë vite. Kjo, natyrisht, nuk duhet t’i dekurajojë ata që mendojnë se depresioni ka pushtuar jetën e tyre dhe ndikon në jetën e tyre të përditshme, por duhet t’i qetësojë ata se ekzistojnë mënyra efektive për të menaxhuar dhe përballuar problemin.
Depresioni, mendimet dhe sjelljet që tregojnë se keni nevojë për ndihmë
