Zyrtari i policisë së shtetit, Arjan Tase që i mori jetën vogëlushes Jonada në fillim të gushtit në jug do të qëndrojë në burg deri përfundim të hetimeve. Ai nuk ka tentuar që të apelojë vendimin e shkallës së parë.
Arjan Tase me detyrë shef i policimit në komunitet në Elbasan, teksa ngiste një gomone në plazhin e Potamit aksidentoi për vdekje 7-vjeçaren, Jonada Avdia.
Me akuzën e ngritur të vrasjes me dashje indirekte, pasi hyri me mjetin lundrues në një zonë të palejuar, Tase rrezikon nga 10-20 vite burg.
Fillimisht akuza ishte vrasje nga pakujdesia por prokuroria e ndryshoi duke e bërë vrasje me dashje. Ngjarja shkaktoi zemërim, revoltë dhe protesta.