Një tender për kanalin vaditës prej 240 milionë lekë në Lushnje “futi” në burg ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushen si dhe biznesmenin Ibrahim Lami.
Por ditën e sotme GJKKO ka vendosur që ta lërë të lirë Lamen, për shkak se koha e paraburgimit është me e gjatë se koha e vuajtjes së dënimit.
Lame u burgos së bashku me Tushen, pasi ishte një rast i paprecedent korruptiv. Biznesmeni në fjalë kishte ndërhyrë në një provim për vajzën e Tushes në fakultetin e Mjekësisë, dhe ish-kryebashkiaku si shpërblim i kishte besuar tenderin e kanalit vaditës.