-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Studimi: Cilat janë aktivitetet që ulin rrezikun të prekemi nga alzheimeri

Kryesoret

Leximi i një libri, kalimi i kohës me familjen dhe miqtë, bërja e zanateve, joga, sportet dhe vullnetarizmi janë ndër ato aktivitete që një person mund të bëjë më shpesh për të reduktuar rrezikun e Alzheimerit dhe demencës në përgjithësi, thotë një studim nga shkencëtarët kinezë. Përfitimin më të madh e kanë aktivitetet mendore-konjitive, të ndjekura nga aktivitetet fizike dhe sociale.

Studiuesit, të udhëhequr nga profesori Lin Lu i Spitalit të Gjashtë të Universitetit të Pekinit dhe Institutit të Trurit IDG/Instituti McGovern, kryen një përmbledhje të gjerë sistematike dhe meta-analizë të të gjithë kërkimeve ndërkombëtare të disponueshme mbi efektet e aktiviteteve të ndryshme (mendore, fizike, sociale) në rrezikun e demencës.

Studimet e mëparshme kanë treguar se aktivitetet e kohës së lirë janë të lidhura me një sërë përfitimesh shëndetësore, të tilla si një rrezik më i ulët i kancerit ose aritmisë së zemrës, por deri më tani ishte e paqartë nëse kjo vlen edhe për demencën. Studimi i ri konfirmon se aktivitetet e kohës së lirë zvogëlojnë gjasat e demencës.

Studiuesit vlerësuan 38 studime nga e gjithë bota, të cilat përfshinin më shumë se dy milionë njerëz që nuk kishin demencë në fillim të studimeve dhe të cilët më pas u ndoqën për të paktën tre vjet. Pjesëmarrësit ofruan informacion në lidhje me aktivitetet e tyre ose nëpërmjet intervistave ose pyetësorëve. Gjatë studimeve, 74,700 njerëz u diagnostikuan me demencë (përfshirë 2,848 me sëmundjen e Alzheimerit).

Përfundimi i studimit të ri është se njerëzit që kishin një sërë aktivitetesh në kohën e tyre të lirë, duke bërë gjëra që i kënaqnin në një nivel mendor-kognitiv, fizik ose social, kishin një rrezik mesatarisht 17% më të ulët për të zhvilluar demencë më vonë në jetë, krahasuar me ata që nuk kishin aktivitete të tilla.

Zvogëlimi më i madh i rrezikut të demencës (23%) është për ata që merren kryesisht me aktivitete intelektuale si leximi dhe shkrimi për kënaqësi, shikimi i televizorit, dëgjimi radio, luajtja e lojërave në tavolinë ose instrumentet muzikore, përdorimi i kompjuterit, punimet artizanale etj.

Një ulje prej 17% e rrezikut të demencës është sjellë nga aktivitetet fizike si ecja, vrapimi, noti, çiklizmi, gjimnastika, sportet, joga dhe kërcimi. Një ulje prej 7% të rrezikut të demencës sjellin aktivitetet sociale si komunikimi më i shpeshtë me të afërmit dhe miqtë, ndjekja e seminareve edukative, pjesëmarrja në klube dhe grupe sociale, vullnetarizmi, ndjekja e aktiviteteve fetare-kishare etj.

“Kjo meta-analizë tregon se të qenit aktiv ka përfitime dhe ka shumë aktivitete që janë të lehta për t’u përfshirë në jetën e përditshme që mund të jenë të dobishme për trurin,” tha Dr. Lu.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se më shumë se 55 milionë njerëz jetojnë me demencë në mbarë botën dhe numri i tyre pritet të rritet ndjeshëm në të ardhmen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit