-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ja si të zbuloni simptomat e demencës në fazë të hershme

Kryesoret

Demenca është një nga shkaqet kryesore të vdekjes në botë, kështu që zbulimi i saj në një fazë të hershme mund t’i ndihmojë njerëzit dhe familjet e tyre ta kuptojnë më mirë diagnozën dhe ta planifikojnë të ardhmen në përputhje me rrethanat.

Prandaj, nuk është keq t’i njihni shenjat më pak të njohura që mund ta tregojnë këtë sëmundje. Shkencëtarët kanë zbuluar se një simptomë të tillë mund ta vëreni gjatë dushit.

Një nga shenjat e çuditshme të demencës është humbja e shqisës së nuhatjes. Pra, nëse nuk mund të nuhatni shamponin, xhelin e dushit ose sapunin tuaj ndërsa jeni duke u larë, mund të jetë një shenjë se jeni në fazat e hershme të demencës.

Humbja e kujtesës nuk është domosdoshmërisht një shenjë e demencës, por aftësia për t’i njohur erërat është karakterizuar si një nga shenjat e para.

Ky studim është publikuar nga Universiteti i Chicagos dhe hulumtimi bazohet në një hulumtim, në të cilin kanë marrë pjesë 515 persona. Profesor David Strain, një pedagog në Universitetin e Exeter, tha se demenca do të thotë se truri thjesht nuk po funksionon si më parë.

Përveç humbjes së kujtesës dhe shqisës së nuhatjes, ka edhe simptoma të tjera që tregojnë këtë gjendje, përkatësisht: ndryshimet e disponimit, vështirësi në kryerjen e detyrave të përditshme, vështirësi në përqendrim, vështirësi në të folur dhe mosorientim në kohë dhe hapësirë.

Meqenëse se ka lloje të ndryshme të demencës, disa nga këto simptoma mund të mos vihen re menjëherë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit