-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U nda pak para dasmë, modelja për futbollistin shqiptar: Erdhi i dehur dhe më nxori nga shtëpia

Kryesoret

Futbollisti shqiptar Mërgim Berisha i cili jeton në Turqi, është përfolur nga mediat për prishjen e tij të dasmës dhe ushtrimin e dhunës ndaj të fejuarës. Kjo e fundit ka thyer heshjen ditën e sotme ku ka shpjeguar sesi qëndron e vërteta.

Ajo përmes disa postimeve në rrjetin social Twitter ka rrëfyer se 24 vjeçari po bënte jetë të shfrenuar dhe se ajo po e priste në shtëpi deri në orët e hershme të mëngjesit.

“Tri vite lidhje, rreth dy vite fejesë, kemi jetuar bashkë për 1 vjet e gjysmë dhe më nxori nga shtëpia 2 muaj para dasmës, sepse faktet ishin shumë të rënda për të. 3 javë pasi marrëdhënia e jonë mori fund, njerëzit e panë me një person të ri dhe tash ai e ka shfaqur këtë hapur në rrjetet sociale. Të lutem, më lër të qetë”, ka shkruar modelja nga Kosova Vesa Vllasaliu.

“Deri në orën 4 të mëngjesit nuk duhet ta lini një grua vetëm në shtëpi. Një natë para ndeshjes ai ishte argëtuar me miqtë e tij deri në orët e vona të natës dhe erdhi në shtëpi i dehur. Ai më tha diçka dhe unë e ofendova. Paç fat me alkoolin”, shkroi Vllasaliu.


Mediat turke kishin raportuar se Berisha përpos që kishte ushtruar dhunë mbi ish-të dashurën, ai edhe e kishte përjashtuar nga shtëpia pak para dasmës së tyre të planifikuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit