Miratimi nga Mbretëria e Bashkuar për vaksinën e parë përforcuese të përditësuar, e cila synon virusin origjinal dhe variantin e parë ‘Omicron’, ka intensifikuar mendimin e të gjithëve për atë që duhet bërë në muajt e ardhshëm.
Autoritetet amerikane dhe evropiane duket se po ndjekin një linjë tjetër, duke pritur për vaksinat e ardhshme të përditësuara, të cilat do të mbulojnë – në këtë fazë – variantet mbizotëruese “Omicron” BA.4 dhe “Omicron” BA.5.
Derisa këto të miratohen, mund të shfaqen variacione të reja. Tashmë, varianti BA.2.75 ose “Centaur”, i cili është identifikuar në të paktën 25 vende, duke përfshirë 10 në Evropë, është një kandidat për të marrë atë rol. Shkencëtarët specialistë besojnë se izolimi i variantit në vendin tonë është vetëm çështje kohe.