Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Dibër.
Policia bën të ditur se makina ka përplasur një këmbësor.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin H. V., 69 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, në vendin e quajtur “Kuben”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një këmbësor ende të paidentifikuar”, njofton policia.