Ndërkohë që të gjithë po përpiqen të merren me punët e tyre, në internet dëgjohet një thashethem dhe njerëzit s’mund të qëndronin më indiferent.
Thuhet se Selena Gomez dora vetë mund të ketë nisur një romancë me Tyga-n, ish-in legjendar të Kylie Jenner.
Burime për TMZ kanë siguruar foto të Selena-ës dhe reperit teksa shoqëroheshin krah njëri-tjetrit në Los Angeles.
Ata janë parë duke dalë nga një restorant në të njëjtën kohë dhe ndonëse janë përpjekur t’i shpëtojnë paparacëve, nuk mundën dhe tani interneti ka dyshimet e tij.
Tyga nuk mungoi as në ditëlindjen e 30-të të këngëtares, por gjithsesi para se të dilni në përfundime burime të afërta për Selena-n janë shprehur për TMZ se mes tyre nuk ka ende asgjë.
Për momentin janë thjesht miq, ndonëse në deklaratën e fundit tha se është shumë e emocionuar për kapitullin e ri të jetës dhe e hapur për njohja të reja.
Të jetë Tyga? Nuk e dimë!