I ftuar në emisionin “5 Pyetjet”, politologu Gentian Gaba analizoi rolin e Iranit në rendin botëror dhe ndikimin e politikës amerikane dhe kineze.
Ai theksoi se Irani mbetet një “gure” në vizatimin strategjik të ish-presidentit Donald Trump, ndërsa SHBA-të nuk mund të jenë të qeta për shkak të mbrojtjes së Europës dhe aleatëve të tyre.
“Irani mbetet pazelli i fundit. Për t’u kthyer te vizatimi i madh i Trumpit, Irani është vetëm një gur. Nëse flasim për Venezuelën, Groenlandën, Kubën, ato mund të bien, sepse Irani nuk i ka rënë tubi i oksigjenit. Nuk janë vetëm aksione grabitqare; para ’90 në Shqipëri do të quhej imperializëm europian. Në një rend botëror që duan të mbijetojnë, SHBA-ja i dha teknologjinë Kinës. Është një president që nuk pyet shumë për europianët. SHBA nuk flen dot të qetë, sepse mbrojnë vetën, Europën dhe të gjithë shtetet aleate. Kina ka rënë në rendin e qylit nga Amerika. SHBA është e detyruar të luajë këtë rol agresiv për të përmbajtur Kinën,” tha politologu Gentian Gaba.









