Ylli Tafili ka mbërritur pajetë këtë të enjte në spitalin e Krujës. Si fillim u përfol për një atentat me armë zjarri por Tafili është nisur me urgjencë për në spital pas një sherri me fqinjin e tij.
Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Policia ka nisur verifikimet për shkakun e vdekjes së Ylli Tafilit, i cili paraprakisht dyshohet se lidhet me sherrin me fqinjin.