Një anëtari të gardës zvicerane i ra të fikët gjatë fjalimit të Papa Françeskut të dielën në Vatikan.
Pas një ndërhyrjeje të shpejtë të riun e kanë ndihmuar të ngrihet dhe e kanë nxjerrë jashtë sallës. Siç tha Vatikani për AFP, ai u rrëzua për shkak të presionit të ulët të gjakut.
Momentalisht në Vatikan ka një valë të nxehti, me temperatura që arrijnë deri në 36 gradë Celsius.
One Swiss guard had an unforgettable experience as he stood on stage near Pope Francis at the Vatican on Wednesday. As the Pope gave his message in Portuguese, the guard fainted and had to be escorted out. It's not clear what prompted the spell. pic.twitter.com/U9Y52I2yD3
— CBS News (@CBSNews) August 17, 2022
Garda Zvicerane është ushtria më e vogël në botë, me 135 anëtarë. Anëtarët e saj duhet të jenë të besimit katolik, shtetas zviceranë, të moshës nga 19 deri në 30 vjeç dhe të paktën 1.45 metra të gjatë.
Gjithashtu, ata duhet të jenë beqarë, edhe pse lejohen të martohen më vonë. Ata marrin përsipër të ruajnë papën për të paktën 26 muaj.