Shqipëria ka importuar në muajin korrik dy herë më shumë se sa ka eksportuar mallra.
Është ky përfundimi i raportit më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT).
Kështu, eksportet kanë vijuar me rritjen dyshifrore në muajin korrik, por ritmet e rritjes janë ngadalësuar ndjeshëm në raport me muajt e mëparshëm.
Kjo tregon qartë ndikimin e çmimeve të larta në tregjet ndërkombëtare edhe në këtë sektor.
Në këtë mënyrë vlera e importeve ka arritur në shifrën e 700 milionë eurove, ndërsa shitjet e mallrave në shifrën e 334 milionë euro.
Sipas INSTAT, në qershor u eksportuan mallra me vlerë 39.3 miliardë lekë, me një rritje prej 22.8%.
Për shtatë mujorin, eksportet arritën në 282.5 miliardë lekë, me një zgjerim prej 40.1%, nga 32.2% në qershor.
Në maj rritja ishte 37%, ndërsa në prill 47%, pasi në shkurt dhe në mars kishte arriti zgjerim rekord prej mbi 50%.
Lëndët djegëse të energjisë dhe materialet e ndërtimit, që ishin dy faktorët kryesor që udhëhoqën performancën pozitive në dy muajt e parë të vitit.
Ndërkohë muajin e kaluar sasia e mallrave që ka hyrë në Shqipëri ka mbetur në të njëjtat nivele me një vit më parë.
Peshën kryesore të importeve e ka pasur blerja e karburanteve, energjisë elektrike dhe ushqimet.
Nga ana tjetër, Shqipëria ka eksportuar materiale ndërtimi, minerale, naftë bruto dhe makineri e pajisje.
INSTAT bën me dije se në korrik Shqipëria uli eksportet me Kosovën, Spanjën dhe Gjermaninë dhe rriti tregtinë me Italinë, Greqinë dhe Austrinë.
Ajo rriti importet me Italinë, Turqinë dhe Kinën.