-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kanabis “dhuratë”, si po kalohen pakot “ligjërisht” me postë?

Kryesoret

Kanabis me postë është një nga format e reja që po përdorin trafikantët për të kaluar sasi të vogla të drogës, e cila dyshohet se është e një cilësie të lartë.

Ditën e djeshme dy të rinj, të cilët janë vetëm 18 vjeç u përfshinë në një skemë të tillë. David Shehu priste para postës shqiptare në zonën e Plepave në Durrës për të tërhequr pakon e Mariglen Vatës dhe t’ja dërgonte këtij të fundit në Tiranë.

Kjo një skemë e “strategjike” ka rritur vigjilencën e punonjësve të postës në lidhje me pakot që vijnë si dhuratë nga jashtë shtetit, e aq më pak nga Anglia.

Por ky nuk është rasti i parë. Një tjetër rast u regjistrua në korrik të këtij viti, ku e përfshirë ishte dhe një ish-punonjëse e postës. Një pako prej 1 kg me kanabis u nis nga Anglia nga një 34-vjeçar drejt Tiranës, ku pakoja do tërhiqej nga 64-vjeçarja, ish-punonjëse poste së bashku me një shumë parash.

Po ashtu me postë janë dërguar dhe llamba kanabisi apo karta SIM angleze, të cilat po ashtu dyshohen se përdoren për ngjarje kriminale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit