Brenda 12 orëve Shqipëria është tronditur nga 3 atentate, kur për pasojë kanë mbetur 4 të vdekur. Për këto ngjarje tronditëse ka reaguar dhe deputeti i Partisë Demoratike Ervin Slianji. Në një postin në facebook, Salianji bën fajtorë policinë dhe qeverinë pasi sipas tij kjo të gjitha atentatet e ndodhura së fundmi janë pasojë e bashkëpunimit të qeverisë me bandat gjatë zgjedhjeve për ti përdorur si patronazhista.
Vrasjet e raportuara përditshëm dhe mungesa e reagimit të qeverisë po krijojnë pasiguri të plotë tek qytetarët, kujtdo që i shkrepet kodet kudo dhe pa pasur asnjë frikë nga autoriteti i shtetit.
Adoleshentë qē lëvizin me armë në mes të qytetit si në Elbasan, shkrehja e armëve në mes të rrugës kombëtare sot në Vlorë, vrasjet tipike mafioze të pazbardhura në Fushë Krujë dhe Laç dhe gjëndja permanente e kriminalitetit e kanë nxjerrë qeverinë nga loja, sovranitetin në territor duket sikur e kanë bandat!
Gjëndja e kriminalitetit është alarmante, mungesa e autoritetit të shtetit vjen kryesisht si pasojë e bashkëpunimit të qeverisë me bandat gjatë zgjedhjeve për ti përdorur si patronazhista dhe pas zgjedhjeve për t’iu dhënë pasuri publike, tendera dhe emërime në asministratë! Degradimi i situatës po shkon paralelisht me degradimin e qeverisjes, duhet një qeveri që të ketë aleat qytetarët dhe jo krimin!