-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kush ma vrau çunin?” Dikujt i bie të fikët, skena të rënda pas ekzekutimit në Elbasan

Kryesoret

Qyteti i Elbasanit u trondit mbrëmjen e së mërkurës, kur në qendër të qytetit, në një orar me një fluks të madh të qytetarëve në atë zonë, u ekzekutua një i ri teksa po hipte në makinë.

Madrit Ulqinaku, 33-vjeç, mbeti i vdekur pas plumbave të pistoletës, të cilat sipas policisë u qëlluan nga 20-vjeçari Klajdi Sallufit, pas një konflikti për motive të dobëta.

Pak minuta pas krimit, pamjet nga vendngjarja ishin të tmerrshme, teksa aty mbërritën familjarët e 33-vjeçarit.   

“Kush e vrau… para 10 minutash fola me çunin? A është ai apo jo? Kush e vrau?”, i drejtohet dikush oficerëve të policisë. Ndërkohë, pak sekonda më pas, një tjetër personi i bie të fikët dhe kërkohet menjëherë ambulanca.

Sipas policisë, vrasja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes Ulqinakut dhe Klajdi Sallufit, tashmë i shpallur në kërkim nga blutë e Elbasanit. Dyshohet se autori është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, ndërsa policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit