-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me 4 hapa të thjeshtë: Si ta dalloni gënjeshtarin përballë jush

Kryesoret

Ka teknika të reja, me anë të së cilave mund ‘ta kapni në ajër’ nëse dikush po ju gënjen, dhe askush nuk do të mundet t’ju mashtrojë më.

Bëjini pyetje të hapura

Këto lloj pyetjesh janë ato që të japin lirinë për të dhënë një përgjigje të shtjelluar, pra jo vetëm ‘po’ ose ‘jo’. Gënjeshtarët janë të prirur që të shtjellohen më shumë se të tjerët; të japin përgjigje më të gjata, me arsyetime të stërholluara për ta bërë më të besueshme një histori apo një justifikim. Në këtë mënyrë, ata ngatërrohen me fjalët e tyre në një pikë të fjalimit të tyre të pafund, e ju ju mbetet vetëm të vazhdoni bisedën pa rënë në sy se e keni kuptuar.

Hapni biseda të befasishme për të

Nëse një gënjeshtari i bëni një pyetje të cilën nuk e presin apo i hapni një temë që atij nuk ia ka marrë mendja se mund t’a diskutonit, do t’ia cënoni sigurinë që ai ka kur flet për tema të cilat i ka menduar mirë se si do t’i shtjellojë. Gjithashtu mund të provoni të risillni në bisedë çështje të së shkuarës; ata nuk kanë si ta mbajnë mend se si kanë gënjyer 5 vjet më parë!

Bëjini pyetje me kleçkë

Për shembull, nëse e pyesni një shitës se çfarë cilësie ka materiali i këpucëve që shet, ai do t’ju thotë se është cilësia më e mirë. Pastaj mund t’i bëni pyetje të cilat bien në kundërshti me përgjigjen që ju ka dhënë, si për shembull, kinse nuk e keni dëgjuar përgjigjen, e pyesni: ‘Po nga cila firmë i merrni në Turqi?”. Ky është një shembull i rëndomtë, për të treguar se në këtë mënyrë mund të vini në dyshim sigurinë e një gënjeshtari, duke e bërë atë të humbë kontrollin mbi skemat që përdor për të mashtruar.

Vëreni sesi ndryshon mënyrën e të folurit

Kur një gënjeshtar ndjen se e ka situatën nën kontroll, ai flet gjatë e gjerë lidhur me diçka, pasi ndihet i sigurtë se nuk do të zbulohet. Por pas pyetjeve tuaja të hapura, të papritura apo ngacmuese, ai do të fillojë të ndihet në siklet, duke folur gjithmonë e më pak. Kjo tregon qartazi se një njeri është përpjekur t’ju gënjejë.

Ju duhet të silleni normalisht e t’i flisni qetë gjatë gjithë kohës. Sepse zakonisht, dikujt që gënjen i duhet njëfarë kohe që ta kuptojë se mashtrimi po i zbulohet, për shkak se gjatë bisedës përqëndrohet në të fshehurit e gjërave apo shpikjen e gjërave të tjera.

Është e rëndësishme që pyetjet që ju sygjeruam më sipër të bëhen në mënyrë sa më natyrale, sikur dalin vetiu gjatë bisedës. E në fund? E keni ju në dorë. T’ia përplasni në fytyrë se e dini shumë mirë se kush është apo t’i thoni ‘mirupafshim’, për të mos e takuar më, të paktën me vetëdije.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit