Ministrja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel, sot më 18 gusht ka paralajmëruar shtetasit e huaj ( kriminelët dhe shkelësit e rregullave të emigracionit) se Qeveria britanike nuk do të pushojë derisa ata të largohen.
Patel ka deklaruar se që nga fillim i vitit Britania ka dëbuar 1 mijë e 741 “shkelës” të huaj duke përfshirë këtu, 487 shqiptarë.
“Pothuajse 1 mijë shqiptarë në total janë kthyer në vendin e tyre”, tha ajo.
Sipas saj, fokusi i ripërtërirë në largimet, pjesë e Planit të Ri për Emigracionin, po përmbush angazhimin e qeverisë.
Vetëm ditën e djeshme Patel ra dakord për një marrëveshje historike me Pakistanin, për të hequr shtetasit pakistanezë pa të drejtë ligjore që qëndrojnë në MB, duke përfshirë kriminelët, azilkërkuesit dhe shkelësit e imigracionit.
“Kjo punë tregon se ne nuk do të ndalemi para asgjëje për të hequr ata që nuk kanë të drejtë të jenë këtu dhe jam krenar që kemi larguar pothuajse 1 mijë ‘shkelës të huaj’ shqiptarë deri më tani, përfshirë disa që kaluan Kanalin ilegalisht për të ardhur në MB”.
Sipas saj, ky është vetëm fillimi.
Patel tha se ka ngarkuar ekipet e Ministrisë të ripërtërijnë ndjekjen e kriminelëve të rrezikshëm që shkatërrojnë jetë dhe komunitete dhe i lënë viktimat dhe familjet e tyre të marrin pjesët.