-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pacientja ndërron jetë pasi trajtohet për djegie të rënda, ndiqet penalisht mjeku

Kryesoret

Një 74-vjeçare ndërroi jetë në spitalin e Dibrës, pasi ishte trajtuar për djegie të rënda, ndërsa rasti nuk ishte referuar në polici. Për këtë arsye është proceduar mjeku në këtë spital.

Shkaku i djegies së të ndjerës është bërë një bombol gazi në banesën e saj dhe ngjarja mësohet të jetë aksidentale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin S. L.,  banues në Tiranë, mjek në Spitalin Rajonal Dibër, pasi më datë 11.08.2022, ky shtetas, gjatë kryerjes së detyrës si mjek roje, nuk ka njoftuar shërbimet e Policisë se është paraqitur në Urgjencë, me djegie të rëndë, shtetasja B. M., 74 vjeçe, banuese në Bulqizë, e cila si pasojë e dëmtimeve nga djegia, më datë 17.08.2022, ka humbur jetën. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 74-vjeçarja është djegur aksidentalisht në banesën e saj, nga bombula e gazit që e përdorte për gatim”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit