-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partia e Lirisë në krah të gardianëve: Manja i preu në besë

Kryesoret

Në një deklaratë për mediat Partia e Lirisë ka thënë se do ta mbështes protestën e punonjëseve te burgjeve. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka dhe anëtari i Komitetit Organizator, Faik Basha risollën dhe një herë prentimet e Ministrit të Drejtësisë në lidhje me kushtet e punjësve të burgjeve, prentime të cilat sipas tyre nuk janë mbajtur.

“Partia e Lirisë mbështet protestën e policëve të burgjeve. Ulsi Manja tha se në datën 1 korrik policët e burgjeve do të kishin paga më të larta dhe uniforma të reja. premtimi nuk u mbajt edhe pas katër muajsh. Sot punonjësit e burgjeve kryejnë 28 ditë punë dhe paguhen për 22 ditë pa asnjë shtesë. Siguria në burgje sot është në rrezik. Ka një sërë problemesh të tjera të ngritura nga punonjësit e burgjeve si mungesa e dietave, turne të tej zgjatura në 12 orë, kur duhet të ishin 6 orë, njësimi i pagave me policinë e shtetit dhe mungesa e transportit. Kërkojmë zgjidhjen imediate të problematikave dhe kërkesave të tyre”, deklaroi Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit