-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pavarësisht rritjes së inflacionit, Turqia ul normën e interesit

Kryesoret

Banka Qendrore e Turqisë ka tronditur të enjten tregjet duke ulur normën kryesore të interesit, pavarësisht se inflacioni është në nivelin më të lartë në 24 vjetët e fundit.

“Çmenduri – me një inflacion në rritje prej 80 për qind, dhe të cilit nuk po i shihet fundit”, ka thënë ekonomisti, Timothy Ash për agjencinë e lajmeve AFP.

“Nuk mendoj se dikush e ka pritur këtë”.

Lira turke ka humbur një për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit, pak pasi është bërë i ditur vendimi.

Vendimi i autoriteteve bankare turke nuk është në linjë me qasjen e shumë bankave në shtetet tjera, të cilat po tentojnë të luftojnë rritjen e çmimeve të konsumatorëve, si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Lufta ka ndikuar në rritje të çmimeve të ushqimit dhe energjisë, si dhe ka detyruar bankat qendrore të rrisin normat e interesit – pavarësisht rritjes së paktë ekonomike.

Megjithatë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, vazhdon të besojë në idenë që normat e larta të interesit rrisin inflacionin, në vend që ta ulin atë.

Prej vitit 2019, ai ka shkarkuar tre guvernatorëve të Bankës Qendrore, të cilët kanë tentuar të çojnë përpara kurs ekonomik më konvencional./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit