-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Renditet e para, Luiza Gega shkon në finalen e Kampionatit Europian

Kryesoret

Luiza Gega ka korrur një tjetër sukes, këtë herë në Kampionatin Europian të atletikës që po mbahet në Mynih. Atletja shqiptare ka siguruar kualifikimin për në finale, duke u renditur e para në Baterinë 1 në 3000 metra me pengesa.

Në një garë ku sigurisht qëllimi nuk ishte për ta shkelur “pedalin e gazit” deri në fund, Gega shënoi kohën 9:30.93, rezultat që i mundësoi kalimin në finale.

Koha e Gegës ishte më e shpejta në të dyja bateritë kualifikuese. Më datë 20 gusht në orën 22:13 do jetë radha e finales së madhe, aty ku Luiza Gega është pretendente kryesore për medalje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit