Arlind Qori ka shpallur thirrje për protestë të nesërme, më 8 mars, në orën 18:00, përpara Parlamentit të Shqipërisë, duke denoncuar korrupsionin dhe paaftësinë e qeverisë për të përballuar krizën aktuale.
Sipas Qorrisë, Shqipëria ka nevojë urgjent për një qeveri të ndershme dhe të përgjegjshme, duke kërkuar shkarkimin e ministres Belinda Balluku, largimin e kryeministrit Edi Rama dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Postimi i Arlind Qorit:
Të korruptuarit nuk bëjnë dot shtet!
Nesër (e mërkurë) në orën 18:00 protestojmë te parlamenti kundër korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë politike.
Nëse Shqipëria do të kishte një qeveri të ndershme dhe të përgjegjshme, do të kishte marrë masa për të përballuar krizën e naftës dhe pasojat e luftës në Ukrainë. Qeveria aktuale është e korruptuar dhe e përqendruar vetëm te mbrojtja e vetes.
Thirrje qytetarëve të ngrihen në protestë të mërkurën në orën 18:00 para Parlamentit për të kërkuar shkarkimin e ministres Belinda Balluku, largimin e kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke theksuar se vendi ka nevojë për një qeverisje të re, të ndershme dhe me vizion.









