Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është lajmëruar nga Brukseli, pas një takimi prej 5 orësh me me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përmes një videoje në profilin e tij në Instagram, tha se e ka të pamundur të thotë se ishte një ditë e sukseshme.
“Të dashur qytetarë të Serbisë, një ditë e vështirë është pas nesh, ishte një ditë e vështirë për të gjithë qytetarët dhe për mbarë vendin”, deklaron Vuçiç.
“Nuk mund të them se ka përfunduar me sukses”.
Vuçiç ka shtuar se nuk mund të flas shumë, porse është treguar pësimit që ditët në vazhdim do sjellin ndonjë zgjidhje.
“Po përmbahem nga çdo koment tjetër, sepse shpresoj dhe dua të besoj se është e mundur që me ndonjë mrekulli të arrijmë një zgjidhje kompromisi në ditët në vijim. Kjo është arsyeja pse unë do të vazhdoj të luftoj për paqen dhe stabilitetin”.
Një fjalim të gjatë për atë se çfarë ndodhi në Bruksel, Vuçiç pohoi se e ka ndërmend ta bëjë brenda 48 orësh, derisa ka ftuar në takim për të dielën përfaqësuesit serbë nga Kosova.