Herë tjetër kur të dërgoni një emoji zemër në WhatsApp, mendohuni dy herë. Me sa duket ngjyrat mund të ndryshojnë plotësisht kuptimin e tyre. Të paktën sipas Cosmopolitan.
Zemra e kuqe
Kjo është zakonisht shumë e thjeshtë, për ata me të cilët jeni vërtet të dashuruar.
Zemra e zezë
Zemra e zezë përdoret me ironi. Mund të përfaqësojë dashuri të thellë por toksike.
Zemra e bardhë
Emoji i bardhë i zemrës është ideale për të treguar simpati ndaj dikujt pasi ai ka humbur një njeri të dashur.
Zemra blu
Zemra blu mund të ketë përdorime të ndryshme. Nëse nuk keni asgjë për të shtuar në një bisedë në grup, zemra blu mund të funksionojë mirë këtu.
Zemra e verdhë
Ky emoji jep energji të butë. Kështu që mund të jetë e dobishme në një marrëdhënie të re
Zemra e purpurt?
Zemra e purpurt është ndoshta më emoji më i keq i grupit. Përfaqëson diçka të rreme dhe shumë ironi. Prandaj kini kujdes kujt ia dërgoni.
Zemra e gjelbër
Zemra e gjelbër nuk duhet domosdoshmërisht të përdoret sa herë që flisni për mjedisin. Me sa duket është e përshtatshme për njerëzit që njihni pak më pak, si të njohurit apo miqtë e miqve.