-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Del videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

Kryesoret

I vetëm dhe i maskuar kokë e këmbë. Këto janë pamjet e ekzekutuesit të biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan të siguruara nga gazetari i SYRI-t, Elton Qyno.

Në video shihet momenti kur autori vjen me makinën tip “Audi”, në vendin ku ndodhej Mëhalla.

I qetë, del nga makina me armën në dorë dhe i drejtohet automjetit ku ndodhej objektivi i tij, Mondi Mëhalla.

I pa nxituar, autori nis të qëllojë nga një distancë e afërt ndaj Mëhallës, makina e të cilit ato momente ndodhej e ndezur, por pa mundur të largohet. Pasi qëllohet me pistoletë në kokë, makina e viktimës shihet të ecë mbrapsht.

Vrasja ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu”. Viktima sapo kishte dalë nga zyra dhe u fut në makinën e tij “Range Rover”, kur u qëllua me 6 plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Sipas policisë, pasi u sigurua se objektivi kishte ndërruar jetë, autori u largua me një makinë “Audi” të zezë në drejtim të rrugës Elbasan–Librazhd. Automjeti i marrë me qira u gjet të nesërmen i djegur në fshatin Mirakë. Qitësi mbetet ende i paidentifikuar.

Arrestimet dhe të kërkuarit

Hetimi çoi në arrestimin e Xhino Agos, ish-ortak i viktimës, banues në Elbasan, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ai është personi që dyshohet se i dha autorit makinën e përdorur në krim.

Në pranga u vu edhe Kujtim Pisha, 52 vjeç, roje në një karburant, i cili akuzohet për “moskallëzim krimi”.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim dy persona:  Marselo Arani, 32 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale dhe Armando Kola, 35 vjeç, banues në Laç, i dyshuar për veprat “Vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”

Policia ka vënë në pranga këtë të mërkurë një tjetër bashkëpunëtor në ngjarje. Ai është Nevzat Spaho, 29 vjeç nga Prrenjasi. I riu me precedent penalë ka pranuar se makina e ortakut të viktimës iu dha disa lezhjanëve para ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit