Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti u shpreh sot se mesfushori Casemiro dëshiron një “sfidë të re” dhe do të largohet nga klubi pasi Manchester United është afër një marrëveshjeje me vlerë deri në 70 milionë euro.
Bisedimet kanë përparuar shpejt dhe te United janë optimistë se marrëveshja për brazilianin, 30 vjeç, se do të përfundojë në ditët e ardhshme. Casemiro u stërvit me Realin të premten.
“Negociatat janë duke vazhduar tani, ai është ende lojtari ynë, por vullneti i tij është të largohet”, tha Ancelotti.
“Kam folur me të. Casemiro, për atë që ka bërë dhe personi që është, ne duhet ta respektojmë këtë dëshirë” tha ai.
Italiani shtoi: “Casemiro dëshiron një sfidë të re dhe ne e kuptojmë ndjenjën e tij, nuk mendoj se ka rrugë kthimi”.
Menaxheri i United, Erik ten Hag refuzoi të komentojë mbi spekulimet e Casemiro në konferencën e tij për shtyp të premten, duke thënë: “Nuk mund të them asgjë”.
Marrëveshja e United për lojtarin është për 60 milionë euro fillestare plus 10 milion euro bonuse.
Casemiro, i cili ka qenë me Realin që nga viti 2013, duke fituar tre tituj të La Ligës dhe pesë Liga të Kampionëve, nuk është në skuadrën për t’u përballur me Celta Vigo në La Liga të shtunën.
United është në fund të Premier League dhe pret Liverpool të hënën.
Casemiro do të bëhej një nga më të paguarit te United nëse përfundon lëvizjen dhe do të nënshkruante një kontratë katërvjeçare me opsionin e një viti shtesë.
Pasi bisedimet për nënshkrimin e Adrien Rabiot të Juventusit dështuan për shkak të kërkesave të lojtarit, United e ka kthyer vëmendjen e tyre te Casemiro teksa po kërkon të adresojë dobësitë në mesfushën e Erik ten Hag.
Edhe pse Casemiro ka një kontratë që zgjat deri në vitin 2025, Reali është i vetëdijshëm për shkallën e ofertës së United për një kontratë që mund të zgjatet deri në 2027 pasi të shtohet opsioni i një sezoni shtesë.
Ai do të mbërrinte në United me një pagë të madhe në përputhje me statusin e tij si një nga 30 lojtarët e nominuar për Topin e Artë të këtij viti, edhe nëse vendi i tij te Reali është i rrezikuar nga ardhja e re Aurelien Tchouameni.
“Brenda skuadrës kemi një zëvendësues”, shtoi Ancelotti. “Tchouameni është për këtë pozitë dhe për momentin është një nga mesfushorët më të mirë në treg.
“Ekziston edhe opsioni i [Toni] Kroos, i cili mund të luajë në këtë pozicion, siç bëri vitin e dytë që isha këtu. Është gjithashtu [Eduardo] Camavinga.”
Një nga lojtarët më të mirë të mesfushës mbrojtëse në botë, Casemiro ka qenë efektiv në një ekip që bie thellë kur nuk ka topin, gjë që Reali priret ta bëjë me Luka Modric dhe Toni Kroos në ekipin e tyre.
Ndikimi i Casemiro mund të shihet duke parë statistikat për të krahasuar shifrat e tij me ato të mesfushorëve të tjerë qendrorë në La Liga sezonin e kaluar.
Ai ka bërë 222 paraqitje për gjigantët spanjollë dhe ka shënuar 24 gola.