-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hill: Pala serbe u përgatit shumë, qëllimi i tyre ishte përparimi në dialog

Kryesoret

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill është shprehur se ka parë avantazhe nga dialogu i ditës së djeshme, edhe pse nuk kishte një rezultat konkret.

Sipas diplomatit veteran, SHBA-të dhe BE-ja bashkëpunojnë ngushtë në raport me dialogun dhe se “klima mes partnerëve është e mirë”.

“Ishte një ditë shumë e gjatë në Bruksel, ka pasur shumë diskutime, takime, negociata. Është e kuptueshme se të gjithë janë zhgënjyer nga epilogu i takimit dhe nga mos-zgjidhja e çështjeve afatshkurtra dhe afatgjata”, ka thënë Hill.

Për Hill, pala serbe ka shkuar në bisedime me një frymë pozitive.

“Ata punuan shumë për këtë çështje, u përgatitën për të biseduar dhe negociuar, në mënyrë që të bënin përparim”, ka shtuar ai.

Janë dashur dy raunde takimesh trepalëshe (Kosovë, Serbi, BE) takime veç veç (Kryeministri Albin Kurti dhe Josep Borell e Miroslav Lajcak) dhe (Aleksandër Vuçiç, Josep Borell e Miroslav Lajçak), dhe pesë orë bisedime në një dhomë të Komisionit Evropian, por rezultati ka qenë, pajtimi për një tjetër takim, i cili, megjithatë nuk dihet se kur do të ndodhë.

Takimi i Kurtit me Vuçiç e ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian ishte i treti (përfshirë dhe atë jo formal në Berlin).

Por, palët, siç u kumtua nga Borell, nuk e arritën mesin as pas 300 minutash bisedë pasi pozicionet fillestare ishin skajshmërisht të kundërta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit