Einxhel Shkira ka reaguar pas postimit të aktores Monika Lubonja, e cila e cilësonte fëmijën e moderators si “princeshë” duke nxitur dyshimet se ajo edhe Dj Dagz janë në pritje të një vajze.
Në një postim në Instastory Einxhel shkruan se as ajo vetë nuk e di ende gjininë e fëmijës, duke shtuar se personi i vetëm që e di është motra e Dj Dahz, Aurora.
“Uroj të duroni deri atëherë meqë po duroj edhe vet kaq shumë. Mos më pyesni mua se nuk e di gjininë, e vetmja që e di është halla e vet”, shkruan moderatorja.
Më tej ajo ka publikuar edhe një pjesë të mesazheve me motrën e Dj Dagz, Aurorën e cila tregon emocionet e saj. Ndërsa krahas mesazheve Einxhel shkruan: “Ajo që prej disa javësh torturohet të na e mbajë sekretin. Halla duro edhe pak”
Kujtojmë se në një postim në rrjetet sociale Monika Lubonja shkroi: “Jam e bindur që po vjen princesha juaj.”