Monika Lubonja ishte nga banoret e afërta me çiftin Einxhel dhe DJ Dagzi brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.
Aktorja ka shprehur gëzimin për lajmin e shtatzënisë përmes rrjeteve sociale.
Ajo ka ndarë video brenda shtëpisë kur i thoshte Einxhelit se me Dagzin do t’i dalë një fëmijë shunë i bukur.
“Eh e para që ta thashë për bebin, s’kishte nevojë për mbushje mendje. I kisha shumë të qarta gjërat për ty. Kaq kisha tani për tani. Më vonë do të vij të të marr nuse nga ana e Dagz. Do jem krushke nga Prishtina”, ka deklaruar ajo.
“Dhe jam e bindur që po vjen princesha juaj por edhe e jona”, ka shtuar Monika.
Ende nuk dihet nëse kjo ishte thjesht një parandjenjë e aktores apo ka informacione të sakta rreth gjinisë së bebit.