-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nënshkruhet Memorandumi për rindërtimin e qyteteve të Ukrainës mes Veliaj dhe Zelensky-t

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka pritur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Vleiaj në një takim në Ukrainë.

Takimi ka ardhur në kuadër së vizitës së delegacionit të Asosacionit të Qyteteve Evropiane.

Zelenksy nëpërmjet një postimi në median sociale Instagram ka falënderuar delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane, që do të mbështesin punën për rindërtimin e qyteteve të rrënuara nga lufta ruse.

“Jam i lumtur të mirëpres delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane në Ukrainë. Ne e vlerësojmë që në këtë kohë të vështirë, kur shteti ynë po lufton pushtimin rus, ju jeni afër nesh”.

Gjithashtu presidenti ukrainas tha se do të jetë mirënjohës për ndihmën në restaurimin e banesave, infrastrukturës dhe kushteve për kthimin e ukrainasve në atdheun e tyre.

“Me rëndësi që rindërtimi filloi jo pas luftës, por tani”, u shpreh Zelensky.

Presidenti ukrainas bëri me dije se u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për të mbështetur rindërtimin e qëndrueshëm të qyteteve të Ukrainës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit