-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Pasaportat dhe amnistia, dy nismat që po pastrojnë paratë e pista

Kryesoret

Kryetarja e këshillit kombëtar të integrimit, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku kritikon nismën e fundit të qeverisë për koncesionin për dhënien e shtetësisë shqiptare të huajve.

Në një postim në Facebook, ajo shprehet se së bashku me amnistinë fiskale, këto dy nisma rrezikojnë ta kthejnë Shqipërinë në një vend ky pastrimi i parave do të zyrtarizohet me ligj.

“Standartet dhe vlerat e BE nuk mund të jenë për shitje! Shqipëria pas një përpjekje të gjatë 30 vjeçare nisi segmentin e fundit të procesit të integrimit përmes hapjes së dritares së negociatave. Normalisht kjo duhet të shënonte dhe fundin e procesit të integrimit

Një proces tejet delikat për nga natyra aq sa edhe kryeministri u detyrua të ndërronte drejtim dhe të risillte në jetë Ministrinë e Integrimit qoftë edhe si emër!

Kjo duhet të kthehej në një prioritet kmbëtar, ku çdo ligj iniciativë dhe çdo përpjekje të ishte në funksion e shërbim të këtij procesi!

Por e gjitha gjithë rrezikon të kthehet në nul. Arsyeja është iniciativa e fundit, dhe jo vetëm, për shitjen e nënshtetësisë të ashtuquajturën pashaporta të florinjta!

Kjo përveçse një pengesë e panevojshme do të kthehet njëkohësisht  dhe ne problem.

Për sigurinë por dhe për pastrimin e parave. Së bashku me amnistinë fiskale rrezikojnë të kthejnë Shqipërinë në një vend ky pastrimi i parave do të zyrtarizohet me ligj.

Kjo se pari tregoj deshtimin e politikave ekonomike, manaxhimit buxhetor por dhe varferin e stratrgjive per terheqjen e imvestimve tr huaja si dhe kapitalit vendas.

Në koh krize, rritje cmimesh e inflacioni, renie konsumi e rritje te varferisë politikst duhet te jene në shërbim te shumices.

Sot e gjithë politika duhet të diskutojë për një strategji kombëtare per zhvillim e integrim, për politika për të doversifikuar energjinë, si mund të mbështesim turizmin e bujqesinë dhe jo si të tërheqim kapital e aseteve ta vendosura në manyrë kriminale e korruptive që cenojnë stabilitetin por dhe të ardhmen.

Kush dyshon mjafton të lexojë prononcimin e delegacionit të BE për Reporter. Më tej të shohë se si raportet e BE kanë kërcënuar qeverinë për këto hapa anormalë.

Askush nga shqiptarët nuk do të tregtojë lirinë e tij për të udhëtuar pa viza në BE në këmbim të një ligji që pastron paratë e pista të atyre që nënshtetësinë tonë e kërkojnë sepse na mendojnë një lavatriçe e madhe apo një trampolinë për në BE.

Vlerat dhe standartet e  BE nuk mund të jenë për shitje” shkruan ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit