-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulo sa e zjarrtë do të jetë fundjava për shenjën tënde

Kryesoret

Spoiler: Për disa, shumë e nxehtë!

Dashi

Kjo fundjavë nuk është më e mira për ty, Dash. Do të ndihesh i vetmuar, madje mund të përballesh edhe me një refuzim. Këshilla jonë? Këtë fundjavë, merre pushim, kalo mirë me veten tënde, ose fto miqtë, shko në plazh, dil, bëj ç’të duash, por mos prit ndonjë gjë të madhe.

Demi

Nëse po kërkon ndonjë flirt të lezetshëm, është fiks momentin i duhur. Pastaj, për gjëra serioze do presësh edhe ca. Mërkuri dhe Urani bashkojnë forcat dhe e bëjnë këtë fundjavë të nxehtë, të mbushur me romanticitet dhe hmm…seks. Mos u çudit nëse të vjen ndonjë mesazh në DM.

Binjakët

Mendo para se të flasësh gjatë kësaj fundjave. Nëse rrëshqet në DM e atij/asaj që pëlqen, bëj kërkimet e duhura, thuaj fjalët e duhura dhe sidomos, mos insist më shumë seç duhet.

Gaforrja

Kjo fundjavë do të jetë e mbushur me shumë aksion. Këto 3 ditë, ke në dorë shumë gjëra dhe situata. Na beso, çdo gjë është në favorin tënd!

Luani

Kemi një lajm të mirë dhe një të keq. Cilin do të parin? Po nisim me të keqin që ta ëmbëlsojmë në fund.

I keqi: Kjo fundjavë nuk është fiiiks e duhura për jetën sentimentale.

I miri: Amaa, do të dukesh super seksi, plot vetëbesim dhe do të jesh në humorin e duhur për të bërë namin, si dhe për të thyer ca zemra. Dil, provo një vend të ri dhe jepi!

Virgjëresha

Që në momentin kur Afërdita hyri në Luan, aspekti seksual ka qenë një dramë, ama këtë fundjavë ndryshon situata. Nëse po flet me dikë që të tërheq shumë, asgjë nuk të ndal. Yjet janë në anën tënde.

Peshorja

Në fillim, ndaj mendjen se çfarë do: po kërkon një lidhje afatgjatë, apo thjesht të bësh qejf? Gjej përgjigjen dhe kërko personin e duhur, që i përshtatet synimeve të tua.

Akrepi

Diçka po lëviz në jetën tënde sentimentale. Nëse je single, është momenti i duhur të “hedhësh grepin”. Nëse je duke dalë me dikë, kjo fundjavë do të jetë pasionante dhe romantike njëkohësisht. Gjëra të mëdha të presin!

Shigjetari

Këtë fundjavë, s’do e vrasësh mendjen për dashurinë se puna po ta merr shpirtin. Ama, të dielën do përqendrohesh pak te personi i zemrës, do të bësh seks, do të argëtohesh dhe do të ndihesh shumë me fat.

Bricjapi

Nëse ke qejf dikë, ftoje për të dalë! Hëna në Peshq të inkurajon të lidhesh me të tjerët; Marsi të shton vetëbesimin, pasionin dhe të bën të dukesh më karizmatik/e. Këto pastaj, çoji në dhomën e gjumit…

Ujori

Nëse je vetëm, po ndodh jo sepse nuk të kanë qejf, por sepse nuk po e hap zemrën për dashuri. Këtë fundjavë, rrëzoji muret dhe ji më prezent/e. Kap shansin me dikë që nuk është totalisht tipi yt, sepse mund të surprizohesh. Ndonjëherë, personi perfekt fshihet poshtë një maske.

Peshqit

Nëse ka një shenjë që do t’i marrë më të mirën kësaj fundjave, je ti! Këto 3 ditë mbajnë të gjithë potencialin e mundshëm për romancë. Hyr në Tinder, dil, bëj qejf, shkuraji në DM asaj gocës/atij çunit që të duket cute dhe jepi drejtim!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit