-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E thanë gati për shitje! Arrestohen dy vëllezër për 250 kg kanabis (VIDEO)

Kryesoret

Dy vëllezër janë arrestuar sot në Shkodër në fazën e dytë të operacionit “Vallas”  duke e çuar në 8 në total numrin e të ndaluarve për kultivimin e 246 kilogramëve kanabis. Të arrestuarit janë Samet Dahati 34 vjeç dhe Izmir Dahati 26 vjeç  banues në fshatin Oblikë, Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Shkodër – Vijon megaoperacioni policor i koduar “Vallas”, finalizohet faza e dytë e tij.

Operacioni i koduar “Vallas 2”, nga Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Shkon në 8 numri i të arrestuarve në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Vallas”, të zhvilluar më 20 qershor.

U shpallën në kërkim si bashkëpunëtorë për kultivimin e 246 kilogramëve kanabis, vihen në pranga 2 vëllezërit.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe falë një pune të mirorganizuar të strukturave të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u finalizua operacioni policor i koduar “Vallas 2”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit e kërkuar:

-S. D., 34 vjeç dhe I. D., 26 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Oblikë, Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me 12 shtetas të tjerë (6 prej tyre të arrestuar, 6 të tjerë ende në kërkim) kryenin në fshatin Vallas, Shkodër, veprimtarinë e kundëligjshme të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit në banesën e njërit prej bashkëpunëtorëve të shtetasve të ndaluar S. D. dhe I. D., (shtetasit të arrestuar A. T.), në kuadër të operacionit policor të koduar “Vallas”, të zhvilluar më 20 qershor 2022, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 246 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

Vijon puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Vallas”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit