Një grabitje e pazakontë është regjistruar gjatë kësaj jave në Kaliforni, ku më shumë se 100 persona hynë në një dyqan duke rrëmbyer prej aty gjithçka që gjetën.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë ngjarjen, e cila ishte e pamundur të parandalohej nga shitësit në dyqan, të cilët u gjetën të papërgatitur nga moria e hajdutëve që hyri ndërsa ata po mbyllnin turnin.
Policia ka nisur një hetim për ngjarjen, ndërkohë që tregon se grabitësit më herët kishin bllokuar rrugën me makinat e tyre për të mos lejuar askënd që t’i ndalonte.