Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur në Turqi, pasi atij në Gaziantep me 16 të vdekur. Aksidenti i dytë me të paktën 10 persona të vdekur ka ndodhur në Merdin.
Sipas mediave turke, një aksident midis dy automjeteve në lagjen Derik pranë një karburanti, është shndërruar në një tragjedi, pasi një kamion është futur mes për mes turmës së njerëzve dhe mjekëve të emergjencave që po trajtonin të lënduarit.
Në pamjet e para nga vendngjarja shihet kaos total, teksa kamioni që vjen me shpejtësi ka marrë përpara njerëzit duke shkaktuar 10 jetë të humbura dhe shumë të plagosur.