Detaje të reja janë bërë publike nga ngjarja e rëndë në uzinën e armëve në Gramsh, ku dy ushtarë shqiptarë u sulmuan nga dy shtetas rusë dhe një ukrainase mbrëmjen e së shtunës.
Bëhet e ditur se shtetasja ukrainas, është identifikuar si Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe. Ndërkohë një prej shtetasve rusë është Mikhail Zorin, 23 vjeç. Ata janë kapur pasi hodhën lëndë kimike drejt ushtarëve në uzinën ushtarake të Gramshit.
Mësohet se dy rusët, nga të dhënat e para të autoriteteve tona, dyshohet të jenë agjentë sekretë. Ata arritën të kamufloheshin mjaft mirë deri në momentin që u pikasën brenda objektit të uzinës së armëve në Berat.
Në këtë mision të tyre, dy shtetasit rusë shoqëroheshin edhe nga një vajzë nga Ukraina. Ndërkohë, mësohet se ata ishin futur në territorin shqiptar me anë të një makine sportive, e cila është bllokuar tashmë.
Nga të dhënat e para, dyshohet që ata janë futur në territorin shqiptar në mënyrë ilegale.