Shqipëria u trondit mbrëmjen e së shtunës pas një sulmi nga dy rusë dhe një ukrainas mbi dy ushtarët shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh.
Ngjarja ndodhi pasdite rreth orës 17:30. Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin 23 vjeç janë dy rusët e arrestuar bashkë me një ukrainas. Dyshimet janë të forta se kemi të bëjmë me agjentë.
Këto dyshime përforcohen nga aparati i përgjimeve që u gjet në çantën e njërit prej tyre. Bëhet fjalë për një pajisje të ngjashme me aparatin fotografik. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar ambasadën ruse për incidentin, por kjo e fundit ende nuk ka dhënë një deklaratë.