-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të mërzitur nga jahtet? Vjen super nëndetësja luksoze për përdorim privat

Kryesoret

Një prodhues mjetesh lundrimi ka gjetur zgjidhjen ideale për miliarderët e botës që tashmë janë mërzitur me jahtet luksoze: do të ndërtojë një nëndetëse për përdorim privat, për të shijuar detet lartë e poshtë.

Kompania austriake Migaloo ka projektuar një nëndetëse luksoze 282 metra e gjatë, që mund të mbajë deri në 80 të ftuar dhe ka vend për të parkuar helikopterin, si dhe një pishinë.

Për krahasim, nëndetësja më e madhe në botë, ajo Belgorod e Marinës ruse, është 184 metra e gjatë. Këto nëndetëse, që janë ende në projektim, parashikohet të kryejnë çdo funksion që kryen një nëndetëse ushtarake, përveç lëshimit të raketave bërthamore.

Sipas kompanisë, nëndetëset mund të zhyten deri në 457 metra nën nivelin e detit dhe mund të çajnë akullin në Arktik. Christian Gumpold – themeluesi dhe CEO i Migaloo – tha se çmimi për një nëndetëse të tillë ishte rreth 1,6 milionë paund.

“Mendojmë se nëndetëset private janë gjëja më luksoze dhe ekskluzive që një person mund të zotërojë”, tha ai për “The Sun”. “Momentalisht jemi e vetmja kompani që e ofrojmë këtë shërbim”. Edhe pse ende nuk e ka marrë porosinë e parë, Gumpold thotë se ajo që nëndetësja ofron do të bëjë që shumë shpejt të ketë kërkesë për ndërtimin e saj.

“Jahtet janë të kufizuar në atë që ofrojnë sa i përket eksplorimit. Nëndetësja bën të mundur udhëtimin e sigurt edhe kur deti është i trazuar”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit