Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden do të lirohet nga karantina pasi doli negative për Covid-19 në dy teste radhazi, njoftoi sot drejtoresha e shtypit e zyrës së saj.
“Pas pesë ditëve të izolimit dhe dy testeve negative të njëpasnjëshme, zonja e parë do të niset nga Karolina e Jugut më vonë sot për në Delaware”, tha Elizabeth Alexander.
Jill Biden rezultoi pozitive për Covid-19 të martën e kaluar dhe tregoi vetëm simptoma të buta, sipas Shtëpisë së Bardhë. Ajo ishte në karantinë në Karolinën e Jugut, ku po pushonte me bashkëshortin e saj.
Presidenti Joe Biden nuk doli pozitiv për koronavirusin e ri dhe vazhdoi aktivitetet e tij normalisht.