-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia akuzon ish-kryeministrin pakistanez, Imran Khan, për akte terroriste

Kryesoret

Policia e Pakistanit ka akuzuar ish-kryeministrin e vendit, Imran Khan, për terrorizëm.

Hetimi i tyre vjen pasi ai akuzoi policinë dhe drejtësinë për ndalimin dhe torturimin e ndihmësit të tij të ngushtë.

Tensionet janë të larta në vend, me mbështetësit e ish-liderit të mbledhur jashtë shtëpisë së tij.

Që kur u rrëzua nga pushteti në prill, Khan ka qenë një kritik i zëshëm i qeverisë dhe ushtrisë së vendit.

Policia njoftoi akuzat pasi politikani akuzoi autoritetet se kishin torturuar ndihmësin e tij të ngushtë, i cili është i arrestuar nën akuzat për kryengritje.

Në një fjalim publik, Khan dënoi shefin e policisë së Islamabadit dhe një gjyqtare për ndalimin dhe keqtrajtimin e dyshuar.

“Duhet të përgatiteni gjithashtu pasi ne do të marrim masa kundër jush”, tha ai në fjalim.

Zyrtarët akuzuan Khan për shkelje të aktit anti-terrorist të vendit për gjoja kërcënime kundër zyrtarëve shtetërorë.

Qindra mbështetës të ish-kryeministrit u mblodhën jashtë shtëpisë së tij në Islamabad pasi lajmet për hetimin u publikuan, duke u zotuar se do të “marrin në dorë” kryeqytetin nëse policia përpiqet ta ndalojë atë.

Policia e pranishme në vendngjarje tha se nuk ishte aty për të arrestuar ish-udhëheqësin, por për të ruajtur rendin dhe ligjin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit