-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmarkaj: Kur na mungon fuqia për të heshtur!

Kryesoret

Në çdo ditë perkujtimore ka një nxitim për të folur, për të thënë diçka, për të qënë në rregull, për të bërë detyren !! Një mbeshtjellje e banalitetit me folklorin patetik, e hipokrizisë me padobinë, e paturpesisë me pandjeshmerinë, e perdorimit me interesin,shperrthen si kanalet e ujerave të zeza mbi pasardhësit e viktimave të komunizmit, të ish të persekutuarve politike , mbi vetë të shkuemen ,në çdo datë me shënjë siç është edhe e sotmja “dita përkujtimore e viktimave të regjimeve totalitare”!

Komunistë, ish komunistë, pragmatisë, kodoshë e hajdutë, levantinë, bizantinë, spiunë, ish spiunë, njerez për të cilet historia është lopë me u mjelë si postet që kanë patur e kanë, turren tu lypë drejtësi per viktimat e martiret, tu thure lavde e ditirambe, tu ba gjykime e premtime , tu akuzu e coptu, pas 32 vitesh liri, tu sha e tu ba copash diktaturen   me fjalë kinse si gjyle ndaj së keqes të pafuqishem moralisht me heshtë.

Shumë prej tyre  kulturalisht e fizikisht bijë të saj, kanë pasë një herë mundesi me ba diçka per ta e se kanë ba, kanë pasë pushtet e janë rrotullu në opozitë e prapë në pushtet e keshtu me rradhë.

Gjithmonë kanë humbë një rast me ba një të mirë, me vu diçka në vend, me ndreq një padrejtësi, më ndertu një shembull, me ba akte e jo fjalë dhe në çdo rast ka triumfu perdorimi politik , ligjerimi prej kauçuku mbi thelbin e së shkuemes që kushtezon të tashmen dhe të ardhmen.

Të pakten një herë të vetme të kishin me mbyllë gojen e me i lanë viktimat a heronjtë në paqen e tyre , familjaret në pershpirtjen e tyne të dhimshmne, shoqninë në ndergjegjen e vet  të vramë, kohen në qetesinë që humb nga pellitjet njerzore!!

Kur na mungon fuqia për me heshtë nxitojmë me u ba klerikë të etikes, gishtdrejtues të bindun që të tjeret janë trushkulun dhe kujtesen e kanë të shkurter sa gjumin e pasdites. E shkuara lyp akte dhe jo fjale. Kur s’kena fuqi me ba akte se paku te mos bajmë zhurmë me tinguj akustik që u ndyjnë ameshimin të rënve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit