19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Çmendet” 72-vjeçari në Fier! Ngacmon dy vajza të mitura

Kryesoret

Një 72-vjeçar është arrestuar në Fier me akuzën e ngacmimit dhe veprimeve të turpshme me të mitur.

Kanë qenë prindërit e dy vajzave që kanë denoncuar të moshuarin në komisariatin e policisë.

”Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin V. Sh., 72 vjeç, banues në Fier.

Ditën e djeshme, kanë bërë kallëzim prindërit e dy shtetaseve të mitura se 72-vjeçari ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht vajzat e tyre” njofton policia.

Paraprakisht mësohet se kanë qenë fëmijët që u kanë treguar prindërve, të cilët më pas i janë drejtuar policisë. Tashmë i moshuari do të përballet me akuzat e drejtësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit