-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmimet globale i kthehen normalitet, po në Shqipëri?

Kryesoret

Gjashtë muaj pasi tanket ruse u futën në Ukrainë, inflacioni ende po përhapet nëpër ministrit e financave. Po ashtu dhe gazi rus po pësoi një rritje sot, nga frika e ndërprerjes.

Çmimet janë kthyer sërish në normat mëparshme. Kostoja e drithërave dhe vajrave, elementë kryesorë të dietave në mbarë botën, janë rikthyer në nivelet para fillimit të luftës.

Por jo në Shqipëri

Prej kohës vendi jonë u përfshi nga rritja e çmimeve të produkteve të shportës , por të cilat nuk po ulen më. Në shkurt, edhe pas protestave të bujshme çmimet vazhduan të rritesh si shkak i rritjes dhe të karburantit. Tashmë nafta ka pësuar rritje në bursë, por Shqipëria vazhdon të ketë një çmim rreth 30 më të lartë sesa para lufte.

Qeveria ka deklaruar se ka fituar mjaftueshëm nga TVSH, për shkak të rritjes së çmimeve.

Rusia dhe Ukraina janë fuqi bujqësore

Deri dje ishin eksportuesit më të mëdhenj dhe të pestë më të mëdhenj në botë të grurit dhe dy eksportuesit më të mëdhenj të vajit të lulediellit.

Prandaj, nuk është për t’u çuditur që çmimet e ushqimeve u rritën në shkurt dhe mars, të nxitura nga frika se lufta do të pengonte eksportet. Në të vërtetë, shqetësimi ishte se mungesat do të vazhdonin, duke shkatërruar rezervat e grurit dhe duke shkaktuar uri masive.

Ky rezultat i tmerrshëm tani duket se është shmangur. Kontratat e grurit javën e kaluar në Çikago, ranë në 7,70 dollarë për ngarkesë dhe u kthyen sërish në nivelin e tyre në shkurt. Çmimi i misrit është kthyer gjithashtu në nivelet e paraluftës. Ndërkohë, vaji i palmës është rikthyer jo vetëm në çmimin e paraluftës, por edhe është ulur më shumë.

Departamenti i Bujqësisë së Amerikës sugjeron që fermat ruse do të eksportojnë drithë rreth 2 milion ton më shumë se sa vitin e kaluar.

Si po ndikon rënia e çmimeve?

Shqetësimet për mungesat mund të jenë mbivlerësuar në radhë të parë. Charles Robertson i Renaissance Capital, një bankë investimesh, tha se tregtarët e drithërave ishin tepër të shqetësuar.

“Rezervat globale të grurit ishin jashtëzakonisht të larta,” tha Robertson, “që do të thotë se lidhja midis stoqeve dhe çmimeve ishte prishur ose se spekulimet ishin të ndryshme.”

Rënia e çmimeve nuk do të ndikojë menjëherë tek konsumatorët. Çmimet e grurit dhe të drithërave të tjera janë rikthyer në nivelet e tyre të para pushtimit.

Ndryshmet drastike në kursin valutor

Vlera e dollarit është rritur këtë vit nga pritshmëria e rritjes më të shpejtë të normave të interesit nga Rezerva Federale. Lira turke është ulur me 26% kundrejt dollarit këtë vit. Po ashtu dhe paundi egjiptian është ulur me 18%. Vendet janë dy nga tre importuesit më të mëdhenj të grurit në botë.

Thatësira në pjesën më të madhe të botës do të ndikojnë në rendimentet e të korrave. Ndërkohë, plehrat janë ende jashtëzakonisht të shtrenjta.

Urea aktualisht kushton 680 dollarë për ton, por ende një vit më parë kushtonin 400 dollarë.

Kjo pasqyron rritjen e çmimit të gazit natyror, një përbërës në shumë plehra. Me çmimet e karburanteve në Europë që vazhdojnë të shënojnë nivele rekord./The economist

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit