-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dollari fuqizohet sërish, euro “përtokë”

Kryesoret

Monedha euro ka pësuar sërish rënie. Kësaj here ajo ka dobësuar pozita e saj kundrejt monedhës amerikane, dollar.

Sipas kursit valutor një euro këmbehet me 0.993 dollarë.

Euroja monedha e përbashkët europiane ka pasur për herë të fundit vlerën sa një dollar në dhjetor 2002.

Një vit më parë monedha europiane ishte 1,18 dollarë.

Vlerën më të ulët euro e ka pasur më 5 korrik 2001, kur shënoi 0,8380 dollarë.

Pse po bie monedha euro?

Çmimet në rritje të energjisë kanë qenë një nga arsyet kryesore për bilancin negativ të tregtisë së jashtme gjermane në muajin qershor, gjë që bën që të importohet më shumë se sa të eksportohet, pra edhe gaz dhe naftë.

Çmimet e larta të importit sidomos të energjisë nxisin inflacionin. Dhe kjo nuk i pëlqen Bankës Qendrore Europiane. Sepse ajo do që duke bërë rritjen e planifikuar të përqindjeve të interesit të kundërveprojë ndaj shtrenjtimit të madh.

Por njëkohësisht ajo nuk do të ta bëjë këtë sa më shpejt, sepse ekziston rreziku i ndrydhjes së koniunkturës. Prandaj Marten, eksperti i ekonomisë botërore hamendëson, se “ajo mund të përpiqet fillimisht të ndërhyjë verbalisht”.

Por nga përvoja dihet se kjo gjë tërheq spekulantët, të cilët brenda disa ditësh mund ta ulnin sërish kursin e euros. Por luhatjet në rënie të ditëve të fundit janë të pazakonta: “Kjo tregon për nervozitetin e tregjeve,” thotë Marten.

Nëse Banka Qendrore Europiane do të bëjë tani hapin e parë në lidhje me normat e interesit dhe pastaj do të hedhë hapat e tjerë duke rritur normën e interesit mbase më shumë se sa është menduar deri tani, atëherë kjo mund të ndihmonte sërish kursin e euros.

Atëherë euro mund të arrijë shpejt tek 1,10 dollarë ose ndoshta edhe më shumë. Fuqia blerëse e dollarit është aktualisht e mbivlerësuar. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit