-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Edi Oga: Promovoni modelin ‘Luiza’!

Kryesoret

Pavarësisht pengesave dhe rrugës së gjatë, Luiza Gega mbërriti e para në Evropë!

Ajo i la pas të gjitha shtetet e tjera dhe mbërriti e para atje ku flamuri kombëtar ngrihet më lart se të tjerët nën tingujt e himnit që të ngre zemrën peshë!

Luiza i tregoi Evropës që Shqipëria është aty, që shqiptarët janë të fortë, që shqiptarët munden!

Kjo ishte pjesa reale e suksesit të Luizës.

Me të mbërritur në vendin e saj, filloi pjesa e hipokrite e ‘dashurisë’ për Luizën. Pjesa fasadë. Pjesa e përdorimit të suksesit të saj për arsye politike.

Pikërisht ata që nuk e kuptuan, nuk e mbështetën kurrë, ata që nuk besuan asnjëherë tek ajo, sot rreken të bëjnë foto me të e t’i shprehin mirënjohjen.

Vetë kryeministri la çdo punë dhe e priti në Kryeministri, aty ku shkon vetëm për të firmisur ‘symbyllazi’ ato që i servirin vartësit.

Shpresoj që sot të firmosë një shpërblim dinjitoz për atleten më të shquar të të gjitha kohërave.

Shpresoj që të firmosë ndonjë vendim për ndërtimin e ndonjë impianti a strukture ku Luiza dhe të tjerë të gatuajnë sukseset e së ardhmes.

Shpresoj që Luiza të promovohet të paktën sa Noizy, sepse Luiza është modeli i vërtetë që duhet promovuar!

Luiza është modeli i shëndetshëm. Promovoni Luizën!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit