Një parashutistë rusë ka treguar se asnjë gënjeshtër e Kremlinit nuk e justifikon luftën në Ukrainë.
Dy javë më parë, Pavel Filatyev foli kundër konfliktit në një dëshmi prej 141 faqesh. Ai është anëtari i parë në shërbim i ushtrisë ruse që kritikoi publikisht pushtimin e Ukrainës dhe u largua nga vendi.
Në një intervistë për CNN, ai tha se trupat e tij janë të lodhur, të uritur dhe të zhgënjyer. Po ashtu shtoi se përpjekja luftarake e Kremlinit po shkatërron jetë paqësore.
“Ne e kuptuam se ne u tërhoqëm zvarrë në një konflikt serioz ku ne thjesht po shkatërrojmë qytete dhe në fakt nuk po çlirojmë askënd,” i tha Filatyev Matthe.
“Shumë e kuptuan se ne nuk e shohim arsyen që qeveria jonë po përpiqet të na shpjegojë. Se e gjithë kjo është një gënjeshtër. Ne thjesht po shkatërrojmë jetë paqësore. Ky fakt ndikoi jashtëzakonisht shumë në moralin tonë. Kjo ndjenjë se nuk po bëjmë asgjë të mirë,” shtoi ai.
Sipas Filatyev, ushtarët dhe komandantët e tyre nuk e dinin se çfarë pritej të bënin në Ukrainë.
“Ata shpejt u zhgënjyen me arsyetimin e qeverisë për pushtimin e saj pasi mbërritën në Kherson dhe u përballën me rezistencën nga vendasit që nuk donin të çliroheshin”, përfundoi ai.