Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, tha se vendet evropian se janë dakord për rikthimin e marrëveshjes bërthamore. Në fakt sipas një deklarate të Teheranit, SHBA është ajo që po e mban pezull.
“Shumica e vendeve pajtohen, por unë ende nuk e kam përgjigjen nga SHBA, të cilët i kuptoj se duhet ta diskutojnë atë. Ne presim që gjatë kësaj jave të marrim një përgjigje”, tha Borrell.
SHBA mohon akuzat
SHBA kanë mohuar akuzat e Iranit iraniane për “zvarritjen” negociatave që synojnë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se SHBA-ja ishte e inkurajuar nga Irani. Ky i fundit ka hequr dorë nga disa nga kërkesat, siç është ajo për heqjen e përcaktimit të terrorizmit për Korpusin e Gardës Revolucionare të Iranit.
Price foli disa orë pasi Irani pretendoi se Uashingtoni ishte duke “zvarritur” negociatat jodirekte për të ringjallur marrëveshjen bërthamore dhe se këmbimi i të burgosurve me Shtetet e Bashkuara nuk është i lidhur me bisedimet bërthamore.
Çështje e mbetura pezull
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani, ka thënë në një konferencë se shumë pak çështje kanë mbetur për t’u diskutuar, por të gjitha janë shumë të rëndësishme. Ai ka thënë se Iranit i duhet marrëveshje e qëndrueshme që do t’ia ruante të drejtat legjitime.
“Amerikanët janë duke e zvarritur procesin dhe pala evropiane nuk është duke vepruar… Amerika dhe Evropa kanë nevojë për marrëveshje më shumë sesa Irani”, ka thënë ai.
Marrëveshja e 2015
Irani ka nënshkruar marrëveshjen bërthamore me Shtetet e Bashkuara, Francën, Gjermaninë, Britaninë, Rusinë dhe Kinën më 2015.
Marrëveshja parasheh që Irani të kufizojë aktivitetin bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.
Më 2018, Uashingtoni është tërhequr nga marrëveshja dhe ka rikthyer sanksionet ndaj Teheranit.