-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk i ndal as deportimi, në Angli publikojnë emrat e 5 shqiptarëve të rrezikshëm

Kryesoret

Media britanike “TheTelegraph” i ka kushtuar një shkrim shqiptarëve që qëndrojnë ilegalisht në Angli.

Ajo shkruan se shqiptarët nuk po i ndal as deportimi, pasi rikthehen sërish duke kryer sërish krime në ishull.

“Kriminelët e huaj të deportuar që tentojnë të kthehen në Britani nuk duhet të kenë asnjë dyshim se do të përballen me ligjin”.

Shqiptarët përfaqësojnë grupin më të madh të të huajve në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar. Aty gjenden më shumë se 1500 të burgosur.

Mauricio Myftaraj është dënuar me 15 vjet burg për armëmbajtje pa leje dhe përplasje me armë si dhe për trafik droge.

Myftaraj u deportua në vitin 2015. Atij iu ndalua kthimi pasi u burgos tre vjet më parë për përplasje me armë zjarri.

Myftaraj arriti të kthehej ilegalisht dhe vazhdoi të bënte pjesë në krimin e organizuar.

Një tjetër shpërndarës droge në krimin e organizuar shqiptar, si Xhenson Duka. Ai u kap me kokainë në vlerë prej më shumë se 10 mijë paund.

Ai u burgos për tre vjet dhe pas dënimit ai është deportuar.

Flogert Farruku, i cili u gjet u kap duke punuar në një fermë kanabisi prej 60 mijë paund ishte deportuar më parë. Ai tani është burgosur edhe një herë dhe sërish përballet me deportim pas lirimit të tij.

Arjan Kikija, një emigrant i paligjshëm i përfshirë në trafikun e drogës, i cili tashmë ishte deportuar u rikthye në Basildon.

33-vjeçari Gramos Tota i çili u arrestua në Britaninë e Madhe në gusht të vitit 2020 pasi kërkohej nga Shqipëria për përplasje me armë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit